“Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë këtë të premte, më datë 18 tetor, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e shtëpisë.
Ndërsa na ndajnë dhe vetëm një ditë nga nisja e spektaklit, ish-opinionisti mesa duket na e zbuloi një personazh.
Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit mjaft të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.
“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.
Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.
Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.