×
  • Showbiz
  • Show

    Aktori i njohur pritet të bëhet pjesë e “Big Brother Vip Albania”

    Insajderi
    05 February 2024 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër banor do t’i shtohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri “BBV”. Bëhet fjalë për aktorin e njohur, Margent Caushi, i cili do të vijë në një eksperiencë tërësisht ndryshe, ku do të kemi mundësinë ta shohim në ‘360 gradë’ të karakterit dhe figurës së tij.

    Margent Caushi, e filloi karrierën e tij të aktrimit në moshën 13-vjeçare në shfaqjet shkollore në Athinë, Greqi ku jetoi me familjen e tij për 15 vjet.

    Ai është diplomuar në nivelin ‘Bachelor’ dhe Master në Aktrim në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri.

    Ai i bie pianos dhe baterive, flet 3 gjuhë: shqip, greqisht, anglisht.

    Gjithashtu, ai ka fituar disa çmime në rolë të ndryshme si, Aktori më i Mirë i Ri, Festivali i Teatrit të Komedisë Korçë 2018, Çmimi Aktori më i Mirë në rol dytësor, Festivali i Teatrit të Preshevës 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark