×
  • Showbiz
  • Show

    Kjo banore pritet të rifutet në Big Brother sonte

    Insajderi
    23 May 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë.

    Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë teksa do të festojnë për ditën e lindjes së tij.

    Deri më tani dimë se çifti Sara-Bardhi do të jenë pjesë, të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohej prej posteve të bëra prej tyre në Instagram.

    Sakaq një tjetër ish-banore është edhe Françeska Murati, e cila u eliminua në spektaklin e shkuar.

    Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet duke bërë grimin dhe përbri shkruan: “A jeni gati për sonte?”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark