×
  • Showbiz
  • Show

    Aktorja iraniane heq shaminë: Ndoshta ky do të jetë postimi im i fundit

    Insajderi
    21 November 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy aktore të njohura janë arrestuar në Iran. Hengameh Ghasiani dhe Katajun Riahi u morën në paraburgim pasi hoqën shamitë e tyre në publik. Kështu raportoi media shtetërore iraniane.

    52 vjeçarja Ghasiani ka publikuar një video në Instagram të shtunën mbrëma në të cilën shihet duke hequr shaminë, transmeotn Indeksonline.

    “Ndoshta ky do të jetë postimi im i fundit” ka shkruar ajo.

    “Çfarëdo që të ndodhë me mua, duhet ta dini se unë do të qëndroj me popullin iranian deri në frymën time të fundit”. Javën e kaluar ajo e përshkroi qeverinë iraniane si një “vrasës të fëmijëve” dhe i akuzoi ata për “vrasjen” e më shumë se 50 fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark