Prokurorët në këto 40 shtete i akuzojnë kompanitë për përfshirje në një skemë manipulimesh që ka rezultuar në inflacion çmimesh në disa raste në masën 1000 për qind.
“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në kurriz të konsumatorëve amerikanë,” tha prokurori i përgjithshëm i shtetit Konektikat. “Prandaj ilaçet dhe kujdesi shëndetësor në Amerikë janë kaq të kushtueshëm – kjo është një ndër arsyet”.
Aktpadia e paraqitur të premten në gjykatën federale në Konektikat kërkon dëmshpërblim, ndëshkime civile dhe masa të tjera për të rikthyer konkurrencën e ndershme në tregun e ilaçeve. Aktpadia veçon kompaninë izraelite Teva Pharmaceuticals si ideator i skemës për të cilën janë ngritur akuza. Kompania i ka hedhur poshtë akuzat.
Ndër kompanitë e tjera nën akuza janë Sandoz dhe Pfizer.