×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Akulli i detit në Antarktidë ka arritur nivelin më të ulët historik

    Insajderi
    18 February 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akulli i detit në Antarktidë ka arritur nivelin më të ulët historik që nga viti 1970, kur u fillua të matet mbulimi i akullit të detit.

    Era dhe ajri më i ngrohtë kanë reduktuar mbulesën e akullit të ujit në vetëm 1.91 milion kilometra katror, sipas matjeve të fundit më 13 shkurt, raporton bbc.

    Kërkimet, lundrimet dhe anijet e peshkimit tregojnë një pamje të ngjashme rreth kontinentit, se shumica e pjesëve janë praktikisht pa akull, ndërsa vetëm Deti Weddell dominohet nga një mbulesë akulli.

    Vlerësohet se minimumi rekord i këtij viti i akullit të detit është ndikuar nga temperaturat jashtëzakonisht të larta të ajrit në perëndim dhe lindje të Gadishullit Antarktik.

    Temperaturat, madje janë një shkallë e gjysmë mbi mesataren, siç është ndryshimi i presionit atmosferik rreth Antarktidës, i cili ndikon në erërat që rrethojnë kontinentin më të ftohtë në botë.

    Ndryshe, tre vitet e fundit janë arritur nivele rekorde të ulëta të akullit, të cilat profesionistët i konsiderojnë shumë problematike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark