×
Show

Akullore me fruta të freskëta

Insajderi
05 April 2016 - 10:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse jeni mërzitur nga akulloret e gatshme të blera, ju mundeni që me shumë pak mund të bëni akullore në shtëpi për shijen tuaj.

Përmes kësaj recete, ju mund të mësoni të bëni akullore të frutave të freskëta.

Përbërësit: 55 gr sheqer,gjysmë gotë ujë, një kivi dhe një pjepër të vogël.

Përgatitja: fillimisht ziejmë sheqerin me ujë në temperaturë mesatare derisa të krijojmë lëngun.

Kivin e pastrojmë dhe pastaj e fusin në grirëse. Në të i shtojmë edhe gjysmën e lëngut të përgatitur dhe i lëmë anash, shkruan kuzhinashqiptare.com

Pastaj qërojmë edhe pjeprin dhe bashkë më të e hedhim edhe lëngun e mbetur.

Marrim nga një gotë dhe e shtojmë deri në gjysmën e gotës masën me kivin e përgatitur me pjepër. Gotat i mbulojmë dhe i fusin në frigorifer për rreth dy orë.

Dhe në fund i fusim shkopinjët në gota për të bërë akullore me shkopinjë.

Për të përgatitur këtë akullore mundemi ta përdorim çdo lloj fruti mirëpo në këtë rast preferohen këta fruta.

 

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark