×
Show

Akullorja “Obama i vogël”

Insajderi
20 May 2016 - 08:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Quhet “Obama i vogël” dhe është akullorja më e re që po ju serviret banorëve të qytetit Krasnoyarsk në Siberi të Rusisë. Pavarësisht motit të freskët, akullorja, përbërësi kryesor i së cilës është çokollata, po fiton një popullaritet të madh sipas prodhueseve.

Produkti i quajtur “Obamka” në Rusi është e paketuar me karton ngjyrë blu ku gjendet imazhi i një djali të vogël afrikan me vath në vesh dhe me një akullore në dorë.

Disa banorë të Krasnoyarsk e shohin këtë si një përpjekje të çuditshme për të shfrytëzuar tensionet mes Moskës e Uashingtonit për qëllime fitimprurëse.

“Mendoj se kanë bërë gabim që e kane quajtur kështu. Njerëzit duhet të kenë respekt pasi ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh një banore e quajtur Olga.

“Është më mirë t’i evitojmë çështje të tilla kaq të ndjeshme. Nuk i dihet se çmund të ndodhë, nuk përjashtohet një konflikt ndërkombëtar”, deklaroi një tjetër.

Qyteti i Krasnoyarsk pushtoi faqet e para të shtypit edhe pas inaugurimit të një kafeneje që i dedikohej Vladimir Putinit, e ku vizitorët josheshin me një sërë fotografish të Presidentit rus, ndërkohë imazhi i rivalit të tij, Barack Obama, shfaqej në letrat higjienike.

akullorja

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark