Insajderi
Lajme

Akuzat ndaj Osmanit – Presidenca del me reagim: Ka kryer detyrim Kushtetues, jo dëshirë

Insajderi
06 March 2026 - 19:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akuzat ndaj Osmanit – Presidenca del me reagim: Ka kryer detyrim Kushtetues, jo dëshirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon, dhe se, e ka kryer një detyrim kushtetues.

Hollaj, në reagimin e saj ndaj kritikave të bëra nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë edhe se, ‘’është turp’’ të akuzohet Osmani për ‘’verbërim pushtetit, monarki’’,  dhe se, vetë Osmani është shprehur se e mirëpret dërgimin e dekreti në Kushtetuese.

Postimi:

Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark