×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Akuzat ndaj Xhensilës, Robert Berisha ka për të thënë diçka

    Insajderi
    08 June 2024 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Berisha ishte një ndër ftuarit e mbrëmjes së kaluar në puntatën e fundit të “Cherry on Top”, ku përveçse ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, ai ka folur hapur për një ndër deklaratat më të përfolura së fundmi.

    Këngëtari dhe moderatori, në një ndër intervistat e tij, akuzoi Xhensilën se ajo kishte bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, duke promovuar një koncert që ai do të ishte pjesë ndërkohë që ishte pjesë e një “reality show”. Në intervistën e tij, Roberti u shpreh se Xhensila e ka bërë atë postim për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Bes Kallakun, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij “reality show”.

    I pyetur nga Bora në lidhje me këtë deklaratë, Berisha është përgjigjur:

    Nëse jam gabim, kërkoj falje një mijë herë. Domethënë, pyetja më është bërë nëse veprimi i saj ka qenë i qëllimshëm, unë asnjëherë nuk kam thënë “po, 100%”, por kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që i ka me Besin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark