Insajderi
Lajme

Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj në sallën e gjyqit

Insajderi
20 October 2025 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj në sallën e gjyqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark