×
  • Sport
  • Sport

    Akuzat për përdhunim, Prokuroria kërkon nëntë vite burg për Dani Alves

    Insajderi
    23 November 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej muajit janar të këtij viti, Dani Alves është pas hekurave i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë në të 20-tat natën e 30 dhjetorit të vitit 2022 në një klub në Barcelonë.

    Ish-futbollisti fillimisht e mohoi të kishte pasur një marrëdhënie me vajzën, ndërsa më pas e ndryshoi dëshminë e tij duke theksuar se gjithçka kishte ndodhur me konsensusin e të dyja palëve.


    Tashmë, gjykimi i tij ka ardhur në fazën finale dhe Prokuroria kërkon nëntë vite burg për brazilianin si dhe një gjobë prej 150.000 eurosh, shifër që do t’i shkojë viktimës për të gjithë dëmet e shkaktuara.

    Në kohën kur Alves u fut në burg ishte ende pjesë aktive në botën e futbollit teksa aktivizohej me Pumas në Meksikë, mirëpo prej kohësh, meksikanët kanë ndërprerë kontratën me 40-vjeçarin që rrezikon shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark