Akuzat për uzurpim të pronës në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, reagojnë opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat për uzurpim të pronës në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, reagojnë opozita

    Insajderi
    09 April 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gastronome që operon në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, ka hedhur pretendimet e saj se njëra nga kioskat e vendosura afër biznesit të saj familjar është duke ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, Nesrin Rexha-Kusev ka thënë se pronar faktik i këtij biznesi është djali i hallës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, megjithatë, sipas saj, në dokumente biznesi është në emër të dikujt tjetër.

    Ekipi i Gazetës Insajderi ka qëndruar dje në vendin ku janë këto dy biznese, ku palët (personat e prezantuar si pronarët e lokaleve) janë ballafaquar me njëri-tjetrin

    Lidhur me videon e publikuar nga Insajderi, kanë reaguar edhe opozita në Prishtinë.

    Shefi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, tha se keqpërdorimet janë prodhime ditore të LDK-së.

    “Dinamika e skandaleve, abuzimeve dhe keqpërdorimeve në baza ditore, që prodhon qeverisja e LDK-së në Prishtinë është aq e shfrenuar, saqë tashmë jemi të detyruar t’i shpërfaqim nga dy e më shumë në një postim të vetëm”, shkroi ai.

    Ndërsa asamblisti, Egzon Azemi, duke shpërndarë videon në fjalë ka ‘sulmuar’ prokurorinë.

    “Uzurpime, mbindertime, fajde për ndërtime.

    Hajna sepse nuk ka PROKURORI, ky institucion është shndërruar në subjekt politik që mbyllë syt para hajnisë e sulmon Lëvizjen dhe liron terroristët serb”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark