×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Akuzohej si “njeriu i Mimoza Kusarit”- dënohet ish drejtori i Spitalit të Gjakovës, paguajti gjobën në trafik me para të spitalit

    Insajderi
    09 November 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeton Zarari gjatë kohës sa po shërbente si drejtor i Spitalit të Gjakovës, me para të institucionit shëndetësor e kishte paguar gjobën e dënimit për kundërvajtje. Për këtë, komisioni disiplinor i Spitalit të Gjakovës e ka dënuar atë me 20 për qind të uljes së pages për një muaj. Zarari e ka akuzuar ushtruesin aktual të detyrës së drejtorit të spitalit, Hilmi Shala, se po tenton t’ia pamundësojë rikthimin në pozitën e drejtorit përmes dënimeve.

    Zarari, i cili shërbeu si drejtor i Spitalit të Gjakovës deri në shtator të këtij viti, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi dënimin e marrë nga komisioni disiplinor i këtij spitali, ndonëse s’e ka pranuar atë. Sipas tij, ky komision është i jashtëligjshëm dhe se drejtorat duhet t’i përgjigjen vetëm SHSKUK’së.

    Po. K aqene nje denim trafiku ne hyrje te QKUK-se, pre 20 eurosh( te cilin kam harruar ta paguaj. Mirepo e kishte paguar Shefi i autoparkut te Spitalit, ngase nuk ka mundur ta regjistroje makinen. Ky denim nuk eshte kompetence e Komisionit disciplinor te Spitalit, ngase Drejtorat i pergjigjen vetem Drejtorit te SHSKUK-se”, ka deklaruar ish-drejtori i Spitalit të Gjakovës.

    “Eshte kjo nje tendence e UD drejtorit te emeruar serisht, pasi e kane shkarkuar me pare kjo Qeveri ne Dhjetore 2021”, ka thënë tutje ai për Insajderin.

    Sipas Zararit, këtij komisioni disiplinor i ka skaduar mandati që gjashtë muaj.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment për këtë vendim nga Gjokë Komani, kryesuesi i komisionit disiplinor, por i njëjti s’ka pranuar të flasë.

    “S’kam çfarë të raportoj për këtë, jam duke vozitur”, ka deklaruar Komani.

    Në vendimin që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se, i dënuari Zarari, ka urdhëruar përgjegjësin e autoparkut që të marrë nga arka e spitalit 20 euro dhe ta paguajë dënimin.

    “Kryetari I komisionit disiplinor shiqoi lënden dhe provat në lende ku konstatoi se Dr.Jeton Zarari ka bërë shkelje të rënde te detyrave të punës pasiqe, për shkelje të rregullave në komunikacion dhe ne baze te raportit të policis I njejti eshte gjobitur për tejkalim të shpejtesise ne vlere prej … pagesa e borxhit të denimit bëhet nga buxheti individual e jo nga buxheti I Spitalit. Andaj shkelësi I supozuar ka urdhëruar përgjegjësin e autoparkut ë të shkoj në arke te Spitalit të tërhek shumën në vlere prej dhe te paguaj denimin me parat e buxhetit te Spitalit Komisioni disiplinor pas mbajtjes së seances kryesore me kujdes ka shqyrtuar të gjitha dëshmite dhe provat ku konstatoi këtë gjendje faktike: Komisioni konstatoi se Kryesuesi dhe anetaret e Komisionit bënë shqyrtimin dhe analizimin e gjitha provave materiale ne lenden. Vendosi se punëtori Dr.Jeton Zarari ka bere shkelje të dispozitave te Kontrates se Punes duke dëmtuar pasurine shtetërore,perdorimi I saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorimi I pasurise shtetërore”, thuhet në vendimin e lëshuar nga komisioni disiplinor, me përplot gabime drejtshkrimore.

    Kush është Jeton Zarari dhe për çfarë u shkarkua?

    ShSKUK, në krye me Elvir Azizin, paten lëshuar vendim që ta shkarkojnë nga pozita e drejtorit të Spitalit të Gjakovës në shtator të këtij viti për shkak të shkeljes së detyrave.

    Zarari gjatë verës së këtij viti ishte dënuar me ulje të pagës për 40 për qind në periudhë për gjashtë muaj nga një komision disiplinor i SHSKUK-së. Kjo, pasi që i njëjti i kishte ndërprerë punën në sallat operative “për shkak të temperaturave të larta, pushimeve verore të stafit dhe kushteve jo të mira të punës”.

    Sipas vendimit, Zarari kishte tejkaluar kompetencat e tij dhe i kishte shkaktuar dëm imazhit të spitalit dhe të ShSKUK-së dhe pacientëve të cilët kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësore nëpër sallat operative.

    Kësisoj, në vend të tij si ushtrues i detyrës në pozitën e drejtorit kishte ardhur Hilmi Shala. Shala ishte drejtor i Spitalit të Gjakovës deri në fund të 2021-ës.

    Përgjatë kohës sa kishte qenë Zarari drejtor, ekipi i mediumit ‘Nacionale’ ishte sulmuar nga një pjesëtar i sigurimit të Spitalit të Gjakovës. Zarari kishte thënë se “gazetarët kanë provokuar”, teksa kishte lëshuar një urdhëresë kërcënuese pas rastit.

    “Per shkak se TV te ndryshme lokale e nacionale po bëjnë lajme rreth Institucionit tonë duke u thirrur se kane marrë leje nga Drejtoria pa marre fare, Ju lus të gjithëve qe mos te pranoni asnjë TV, mos lejoni asnjë incizim apo intervistim pa marrë leje paraprake nga Drejtoria. Në të kundërtën, me pasojat do të ballafaqoheni vet ju”, thuhej në urdhëresën në drejtim të stafit të spitalit.

    Akuzat e VV-së, se Jeton Zarari ishte emërim i Mimoza Kusarit

    Emri i Zararit ishte lakuar edhe përgjatë përplasjeve mes partive politike në nivel lokal në Gjakovë.

    Në dhjetor të vitit të kaluar pati qarkulluar në media një shkresë e kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë që sulmonte shefen e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusarin, për kapje të ndërmarrjeve publike. Në këtë shkresë, të shkruar nga VV-ja e Gjakovës që udhëhiqet nga deputeti Agon Batusha, përmendet se Zarari është emërim i Kusari-Lilës.

    “Dr Jeton Zarari është zgjedhur drejtor i Spitalit me mbështetjen e Mimoza Kusari Lilës (kështu thuhet nga mjekët, infermierët dhe vetë drejtori) dhe pas propozimit të dr. Jeton Vorfi (Alternativa-udhëheqës i repartit të emergjencës në Spital)”, thuhet në shkresë.

    “Të dy këta pas shumë presionesh dhe me aprovimin e dr. Jeton Zararit janë hequr nga pozita, njëri me shkarkim e tjetri me konkurs, ku janë zëvendësuar nga shokët e dr. Vorfit, z. Ahma i cili është eksponent i njohur i PDK’së, është zgjedhur në konkursin e fundit udhëheqës i radiologjisë dhe tjetri është zëvendësuar nga z. Pozhegu (U.d. drejtor i infermiereve) i afërm (familjarisht) i Mimoza Kusari-Lilës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark