×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm nga fruthi në Shqipëri, cilat janë qarqet ku mund të ketë shpërthime epidemike

    Insajderi
    26 January 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me fruth në Europë u 30-fishuan në 2023 dhe identifikimi i më shumë se 17 rasteve vetëm përgjatë janarit në Shqipëri, ka ngritur në alert strukturat shëndetësore.

    Hetimi epidemiologjik për rastet tashmë të konfirmuara vazhdon ende nga mjekët dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

    Paralelisht me kapjen në kohë të kontakteve të fëmijëve të sëmurë, mjekët e poliklinikave po bëjnë dhe identifikimin në terren të të gjithë fëmijëve që nuk janë vaksinuar.

    Përhapja e fruthit, sipas mjekëve, vjen nga mos injektimi i vaksinës nga më shumë se 24% e fëmijëve të moshës 1 vjeç.

    Specialistët e ISHP-së, në raportet e tyre bëjnë me dije se në Tiranë janë më shumë se 13 mijë fëmijë, ndërsa mbulesa vaksinale është 73% me dozën e parë të vaksinës. Kjo bën që për epidemiologët, kryeqyteti të jetë më i rrezikuar nga shpërthimi epidemik i fruthit.

    Po ashtu, edhe Fieri, ku mbulesa vaksinale është rreth 80%, si dhe qyteti i Durrësit.

    Këto cilësohen sipas specialistëve si qarqet me potencial më të lartë për të pasur shpërthime epidemike, ndaj kërkohet që prindërit të sensibilizohen dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre. /euronews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark