×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmi i Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

    Insajderi
    30 September 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

    Ndërsa sot ambasada e SHBA-së në Serbi ka shpërndarë njoftimin e sekretarit Antony Blinken për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me situatën e tensionuar dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.

    Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.

    “Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark