×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës del i rremë

    Insajderi
    19 April 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak qaste më parë Gazeta Insajderi raportoi se në Aeroportin ‘Adem Jashari’ kanë pranuar një kërcënim me bombë. Por që pas kontrolleve të organeve kompetente ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë i rremë.

    Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinësm tha për Insajderin se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht

    “Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, tha Gara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark