×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Alarmohet Ukraina, thonë se Putini po planifikon sulm në Çernobil

    Insajderi
    11 March 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Inteligjencës e Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po e planifikon një sulm terrorist në Çernobil, sipas the New York Times.

    Ka qenë e pamundur që të konfirmohet akuza, dhe zyrtarët ukrainas kanë bërë vërejtje të frikshme lidhur me lokacionet bërthamore, përderisa ekspertët jashtë kanë qenë më të matur.

    Këtë javë ukrainasit kishin paralajmëruar për rreziqet e afërta që vinin nga humbja e rrymës në Çernobil, edhe kur ekspertët e pavarur, ndonëse të preokupuar, kanë thënë që nuk shohin rrezik të menjëhershëm.

    Edhe Shtetet e Bashkuara shpesh kanë paralajmëruar për rrezikun e ngjarjeve me ‘flamur fals; në të cilat rusët mund të sulmojnë dhe pastaj t’ua lënë fajin ukrainasve.

    Çernobili ka qenë nën kontrollin e Rusisë që nga ditët e para të luftës, dhe ministrat ukrainas kanë thënë në një deklaratë të premten që ata tani besojnë se sabotuesit rusë janë futur në central dhe po shtiren si elektricistë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark