×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmon eksperti i sigurisë: Për shkak të sanksioneve të BE-së, dyshohet se janë ndërprerë furnizimet me municione për FSK-në dhe policinë

    Insajderi
    18 July 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka thënë se për shkak të masave të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, të cilat janë prezantuar si të përkohshme, dyshohet se janë ndërprerë furnizimet me municione nga furnitorët për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës (PK).

    Elezi këtë shqetësim e ka ngritur në ‘Facebook’, duke thënë se po ashtu ekzistojnë dyshime për ndërprerje të trajnimeve për gjuajtje në institucionet e sigurisë si pasojë e masave, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Për shkak të sanksionëve nga BE për Republikën Kosovës, dyshohet se janë ndërprerë furnizimet me municone nga furnitorët për FSK dhe Policinë e Kosovës, gjithashtu dyshohet se janë pezullaur edhe trajnimet për gjuajtje në këta institucione tejët të rëndësishme për sigurinë e vendit”, njofton ai.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës po zhvillon negociata me një kompani maqedonase për një kontratë të negociuar për furnizim me municione. Kompania e njëjtë, çdoherë sipas Elezit, e njëjta kompani ka sjellë një kontigjent falas për FSK-në dhe PK-në.

    Elezi ka vënë në pah gjithashtu edhe deklaratën e avokatit Besnik Berisha, se armët e konfiskuara më herët po I jepen për shfrytëzim PK-së.

    “Poashtu vlenë të përmendet fakti se Prokuroria themelore në Prishtine para disa ditësh ka parashtruar kërkesa në gjykatën themelore në Prishtinë, me anë të cilave ka kërkuar që armët dhe municione të konfiskuara më parë, të i jepen në përdorim apo shfrytzim Policisë së Kosovës  Duhet të ndermerrën veprime serioze për furnizimet me municione për institucionet e sigurisë FSK- në dhe Policinë”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark