×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmon Policia e Kosovës: U shpërndanë e-maila të falsifikuara në emër të zyrtarëve të lartë

    Insajderi
    17 July 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shpërndarë disa e-maila të ndryshëm me dokumente false, në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, të cilat përmbajnë edhe logo qeveritare.

    Nëpërmjet një komunikate për media, këto njoftime janë lëshuar kinse me qëllim të njoftimit për urdhër gjykate, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, kanë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe llogot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës”, vijon njoftimi i policisë.

    Policia thotë se ka filluar angazhimin drejt identifikimit të të dyshuarve që kanë bërë këtë vepër.

    “Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së  [email protected]  për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark