×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Sveçla: Radojiçiq në çdo moment mund të urdhërohet nga Vuçiq për të sulmuar Kosovën

    Insajderi
    30 March 2024 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla lëshoi kritika ndaj aleatëve perëndimor, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë.

    Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët i kanë të gjitha informacionet për këtë ngjarje dhe se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiq, pasi ai, sipas tij, urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiq.

    Sipas Sveçles, Radojçiq në ditët e ardhshme mund të ndërmarrë ndonjë sulm tjetër, nëse kjo i kërkohet nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    “Dihet kush e bëri sulmin, dihet se kush e ka dhënë urdhrin. Edhe për Banjskë tashmë dihet dhe janë të gjitha informatat që ne i kemi ndarë me partnerët tanë. Ka hezitim nga BE-ja që të vënë para përgjegjësisë shtetin e Serbisë. Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Radoiçiqit, për shkak se ai nuk është individ, ai ka qenë nënkryetar i një subjekti politik drejtpërdrejtë i lidhur me Serbinë. Në fakt ka qenë lideri. Pastaj ai është armatosur. Është trajnuar brenda kazermave tË ushtrisë sË Serbisë, është financuar nga shteti iu Serbisë, ka marrë mbështetje logjistike, profesionale por edhe urdhrat drejtpërdrejtë nga Vuçiqi. Kështu që nuk mund të ndërpritet përgjegjësia për Banjskën tek Milan Radojçiq, i cili është duke u mbrojtur në Serbi, është i lirë dhe është udhëheqësi i trajnimit të këtyre grupeve për të cilat folëm ne, në fillim dhe në çdo moment mund të marrë një urdhër tjetër nga Vuçiq për t’u aktivizuar, pra për ta sulmuar territorin e Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark