×
  • Showbiz
  • Show

    Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

    Insajderi
    13 October 2024 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP Kosova.

    Veç saj, Hamiti, ka konfirmuar se edhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu, nuk është më pjesë e edicionit të tretë të këtij spektakli, dhe sipas tij, vendimi ishte marrë që gjatë sezonit të dytë, por kjo nuk ishte bërë publike deri tani.

    ”Gjatë edicionit të kaluar, Yllka dhe Liberta e bënë të qartë që ai do të ishte edicioni i fundit për to”, tha Hamiti, duke shtuar se ky vendim ishte i njohur vetëm brenda qarqeve të ngushta.

    Hamiti shpjegoi se Yllka ka një qasje të veçantë ndaj publikut dhe vëmendjes mediatike, prandaj edhe kanë lindur thashetheme të shumta.

    ”Yllka nuk është person që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes ose të dalë në media. Ajo e do punën dhe e kryen me përkushtim, por nuk e tërheq drita e televizionit”, tha ai, duke theksuar se gjatë dy edicioneve të kaluara, ajo nuk ka bërë asnjë paraqitje publike apo intervistë dhe nuk ka ndarë asnjë foto nga aktivitetet e saj në Big Brother VIP Kosova.

    Duke folur për kontributin e Yllkës dhe Libertës në spektakël, Hamiti theksoi se ato kanë ndihmuar në vendosjen e programit në një rrugë të qëndrueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark