×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alban Hysenin do ta denoncojmë në Polici, emëroi koordinator për Preshevë një person të panjohur- Nga ‘Vatra’ flasin për Insajderin

    Insajderi
    24 May 2022 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lëvizjes “Vatra” të Kosovës Lindore me seli në Gjilan, Kushtrim Kadriu ka thënë se “Vatra” do ta denoncojë kryetarin aktual të komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

    Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se pas qasjes në dokumentet zyrtare, i njëjti gjeti se Aid Berisha, një aktivist i AKR- së, është emëruar koordinator i Zyres për Preshevë.

    Sipas tij, ata nuk dinë asgjë rreth këtij personi dhe veprimtarisë që kryen ai. Gjithashtu, Kadriu shtoi se Hyseni sipas tij është peng i votës së AKR-së,

    “Pas qasjes në dokumentet zyrtare gjeta se Aid Berisha, një aktivist i AKR- së, është emëruar koordinator i Zyres për Preshevë. Ne nuk dimë asgjë rreth këtij personi apo rreth veprimtarisë së tij, por kjo dëshmon së Alban Hyseni është peng i votës së AKR- së në Kuvendin Komunal, duke u detyruar të bëjë marrëveshje politike për pozitat e shërbimit civil”, ka shkruar Kadriu në facebook.

    I njëjti gjithashtu pohoi për Insajderin se do të marrë veprimet e nevojshme dhe ta denoncojë të parin e Gjilanit në polici.

    Ndër të tjera ai shkroi se Berishën do ta ftojnë në seancë të jashtëzakonshme, krejt kjo pasi nuk kanë dëgjuar më herët për të.

    “Po në polici qe nesër”, ka thene Kadriu për Insajderin dhe ka rikujtuar një prononcim të Hysenit ku kontratat mbi vepër i konsideronte të jashtëligjshme.

    Postimi i plotë i Kadriut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark