×
  • Showbiz
  • Show

    Alban Ramosaj ia “uron” vetës ditëlindjen duke i kërkuar falje fansave

    Insajderi
    07 March 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, këngëtari Alban Ramosaj feston 27 vjetorin e lindjes. Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, ka dashur të jap një mesazh ndërgjegjësues, teksa ka listuar gjërat që dëshiron të ndodhin këtë vit.

    Ku në fund të postimit të tij, ai i ka kërkuar ndjesë ndjekësve për notat e trishta dhe ka shtuar se ka dashur ta përdorë “vëmendjen e ditëlindjes” për ndërgjegjësim.

    Nëse dëshirat e ditëlindjes vërtetë realizohen, do doja që në këtë 27 vjetor të përjetoja më shumë momente me familjarët e mi e ti shihja shëndosh e mirë, miqtë e mi që gëzojnë sukses e prindrit e tyre krenar për ta, do doja që kjo industri e muzikës të ketë më shumë diversitet, respekt per art dhe dashamirësi e jo kolegë që presin njëri tjetrin me buzëqeshje por mbas shpine mbajnë thika në duar dhe më së shumti do doja që të përjetoja nje periudhë ku gruaja, vajza Shqiptare të mos dhunohej, abuzohej apo tu vriste… Ju kërkoj falje për notat e trishta në këtë shkrim, u mendova se ç’të shkruaja por në retrospektivë mendova që atë çik vëmëndje qe do marr për ditëlindje, ta përdor prap për një fije ndërgjegjësim”– ka shkruar Alban Ramosaj./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark