Kandidatja për deputete nga Aleanca, Albana Bytyqi, ka falënderuar rininë e Suharekë për mbështetjen dhe angazhimin e treguar gjatë fushatës.
Bytyqi ka vlerësuar energjinë, përkushtimin dhe vullnetin e të rinjve, duke theksuar se ata janë shembull i një rinie që beson në vlera, punë dhe ndryshim pozitiv.
“Puna dhe vullneti juaj janë një forcë e rëndësishme për suksesin e përbashkët dhe për zhvillimin e komunitetit tonë. Vazhdoni me të njëjtin entuziazëm dhe vendosmëri, sepse kontributi juaj bën dallimin”, ka shkruar ajo.
Statusi i plotë:
“Të dashur të rinj të Aleancës në Suharekë,
Ju falënderoj përzemërsisht për angazhimin, energjinë dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm. Puna dhe vullneti juaj janë një forcë e rëndësishme për suksesin e përbashkët dhe për zhvillimin e komunitetit tonë.
Ju jeni shembull i rinisë që beson në vlera, punë dhe ndryshim pozitiv. Vazhdoni me të njëjtin entuziazëm dhe vendosmëri, sepse kontributi juaj bën dallimin.
Me respekt dhe mirënjohje,
Albana Bytyqi.”