Kandidatja për deputete nga Aleanca, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me kushtet dhe trajtimin e pjesëtarëve të Policia e Kosovës, duke kërkuar më shumë respekt, mbështetje institucionale dhe trajtim dinjitoz për zyrtarët policorë.
Përmes një statusi në Facebook, Bytyqi ka theksuar se nuk mund të kërkohet siguri maksimale nga policët, ndërkohë që ata përballen me mungesë të kushteve bazike të punës dhe vonesa në pagesën e orëve shtesë.
Ajo rikujtoi se më herët ka ngritur zërin publikisht edhe për kushtet në bazën e Njësive Speciale, ndërsa shtoi se edhe gjatë mandatit të saj në kuadër të AAK’së do të vazhdojë të jetë zë i policëve brenda institucioneve.
“Do të angazhohem për kushte më të mira pune, trajtim më profesional dhe pagesë të drejtë për çdo orë shërbimi që policët e Kosovës japin për shtetin dhe qytetarët tanë”, është shprehur Bytyqi.