Kandidatja për deputete, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Rahovec, ku ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi ka thënë se Rahoveci e priti me energji, besim dhe vullnet për ndryshim.
Sipas saj, takimet me qytetarët janë dëshmi se politika e mirë ndërtohet duke dëgjuar njerëzit.
“Rahoveci sonte na priti me energji, besim dhe vullnet për ndryshim. Takimet me qytetarët na kujtojnë se politika e mirë ndërtohet duke dëgjuar njerëzit, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen”, ka shkruar Bytyqi.
Ajo ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për mikpritjen dhe mbështetjen, duke shtuar se angazhimi i saj do të vazhdojë në funksion të zhvillimit, dinjitetit dhe krijimit të mundësive më të mira për secilin qytetar.
“Bashkë vazhdojmë rrugën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe mundësive më të mira për secilin qytetar”, ka përfunduar Bytyqi.