×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Albana Bytyqi: T’i mundësohet mjekim falas grave që vuajnë nga kanceri i gjirit

    Insajderi
    27 October 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta fuqizojë mbështetjen për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

    Bytyqi u shpreh se numri i pacienteve që vuajnë nga kjo sëmundje është në rritje, andaj duke pasur parasysh mungesën e barnave esenciale për trajtimin e kësaj sëmundjeje, nevojitet një mbështetje më e madhe nga të gjithë.

    Tutje, Bytyqi i propozoi Qeverisë që t’i mundësojë këtyre grave mjekim falas e lehtësim në marrjen e terapisë.

    “Për shumicën e pacientëve kosto e blerjes së barnave brenda dhe jashtë vendit është e papërballueshme. Shtoja faturës financiare edhe koston e rrugës, e cila për xhepin e një familjeje mesatare në Kosovë është koxha e rëndë. Prandaj është e udhës dhe bëj kërkesë që ato barna esenciale të shpërndahen nëpër komuna për aq sa ka pacientë në mënyrë që të ju lehtësohet marrja e terapisë. Një mjekim falas për ato që luftojnë me kancerin e gjirit dhe lehtësimi i marrjes së terapisë është i nevojshëm për të gjitha gratë”, shtoi Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark