Insajderi
Lajme

Albanians For America: Mbështetja amerikane për Kosovën vazhdon, mbi 14 milionë dollarë për sigurinë dhe mbrojtjen

Insajderi
15 May 2026 - 15:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albanians For America: Mbështetja amerikane për Kosovën vazhdon, mbi 14 milionë dollarë për sigurinë dhe mbrojtjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata Albanians For America ka reaguar pas njoftimit se United States Department of State ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovë në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh.

Sipas organizatës, ky zhvillim përbën një dëshmi të qartë të partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet United States dhe Kosovës, si dhe një mesazh të fortë besimi ndaj institucioneve të sigurisë së vendit.

Në reagim thuhet se procedimi i çështjes për shqyrtim në United States Senate Committee on Foreign Relations dëshmon seriozitet institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Washington.

“Nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë me Kosovën në momentet vendimtare”, thuhet në reagimin e organizatës.

Tutje, Albanians For America vlerëson edhe angazhimin e FSK-së në misione ndërkombëtare, si dhe përgatitjet për pjesëmarrje në forcën stabilizuese në Gazë, duke e konsideruar këtë si dëshmi të rolit gjithnjë e më aktiv të Kosovës përkrah aleatëve ndërkombëtarë.

Organizata ka shprehur mirënjohje ndaj United States Department of State, United States Congress, si dhe institucioneve të tjera amerikane që, sipas tyre, vazhdojnë të mbështesin Kosovën në forcimin e sigurisë, sovranitetit dhe rrugëtimit euro-atlantik.

Në fund të reagimit, organizata thekson se mbështetja amerikane për Kosovën mbetet një nga shtyllat kryesore të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, ndërsa riafirmon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe mbështetjen e çdo hapi që e afron vendin me NATO dhe familjen euro-atlantike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark