Njohësi i çështjeve lokale dhe politike, Albert Krasniqi, thotë se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, e ka programin më të mirë për tranformimin e kryeqytetit.
Sipas Krasniqit, Rama ka treguar plane konkrete për Prishtinën, gjë që i ka munguar kryeqytetit tash e tetë vite.
Krasniqi e ka vlerësuar lartë përvojën e Përparim Ramës si arkitekt dhe urbanist i njohur në vendet më të mëdha të botës.
“Programin më të mirë e ka padyshim kandidati i Lidhjes Demokratike, Përparim Rama. Ai ka shpalosur projekte të mëdha dhe është i vetmi që ka shpalosur program të shkruar për atë se di do të duket Prishtina në katër vitet e ardhshme. Përvoja e tij si arkitekt dhe urbanist i njohur ndërkombëtarisht po e ka efektin e saj. Po u jep zgjidhje të gjitha problemeve të Prishtinës. Lidhja e lagjeve me qendrën e kryeqytetit, janë diçka që u ka munguar prishtinasve për tetë vite radhazi”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi në Pressing.