Insajderi
Lajme

Albin Kurti flet diçka, por s’thotë asgjë: Urojmë e besojmë e shpresojmë që të kemi kandidaturë të dytë për presidentin

Insajderi
05 March 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albin Kurti flet diçka, por s’thotë asgjë: Urojmë e besojmë e shpresojmë që të kemi kandidaturë të dytë për presidentin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti u deklarua në ecje për çështjen e presidentit.

Kurti deklaroi se paradite ka agjendë të ngjeshur, meqë pritet t’i përcjellë ceremonitë për Epopenë e UÇK’së, teksa pasdite shpresoi se do të ketë kandidaturë të dytë të presidentit, shkruan Insajderi.

“Pastaj e kemi parakalimin e FSK-së dhe pasdite do të vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin, urojmë e besojmë e shpresojmë edhe me një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garën”, tha Kurti.

Lidhur me çështjen e presidentit u deklarua edhe kandidati i LVV për president, Glauk Konjufca, i cili akuzoi opozitën se nuk po propozojnë kundërkandidat për të.

Konjufca u shpreh se edhe ai do ta votojë këdo, qoftë edhe Vjosa Osmanin, nëse propozohet nga opozita. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark