×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti kritikon deputetët e tij për shpenzimet marramendëse të derivatave

    Insajderi
    04 February 2022 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka folur për publikimin e listave të deputetëve që kanë shpenzuar për derivate në muajin nëntor dhe dhjetor 2021, ku prijnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kurti tha se e kupton indinjatën e qytetarëve por e konsideron të padrejtë që të piketohet vetëm ndonjë deputet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Flaja e plotë e Albin Kurtit:

    Shefja e grupit p të VV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje, deputetët tanë do të tërhiqen. Poashtu ka kërkuar nga Kryesia rishikimin e vendimit.

    Unë e kuptoj se kane qenë të trashëguara nga e kaluara, sidoqftë këto pagesa duhet rregulluar.

    E kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve, por konsideroj se është e padrejtë piketimi i deputetëve të veçantë.

    Është detyrë e secilit në vend, që ta ruajmë kuletën e shtetit.

    Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë – fillimisht për uljen e pagave të kabinetit qeveritar, ju jeni dëshmitar të uljes së shpenzimeve nga Qeveria – pikërisht kur janë rritur të hyrat.

    Deputetët e zgjedhur duhet të jenë shembull për të gjithë, qytetarët presin me të drejt edhe më shumë edhe më mirë prej tyre./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark