×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Albin Kurti kthehet me duar në xhepa nga Amerika

    Insajderi
    30 April 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, pas një qëndrimi tre ditorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer në Kosovë. Ai për këto tri ditë nuk është takuar me ndonjë zyrtarë të lartë amerikanë.

    Kurti kishte ftesën nga familja Albright, për ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së SHBA, Madeline Albright, e cila ndërroj jetë pak javë më parë.

    Ai atje kishte udhëtuar me presidenten Vjosa Osmani.

    Për dallim nga presidentja e cila kishte një agjendë më të ngjeshur të takimeve, kryeministri Kurti shumicën e takimeve i pati jo-formale.

    Ai takime të shkurta e nga një foto ka arritur ta bëjë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ish-presidentin e SHBA’së, Bill Clinton, ish-zëvëndëspresidentin, Albert Gore, ish-sekretarët e Shtetit Hillary Rodham Clinton, Condoleezza Rice dhe John Kerry, si dhe ish-kongresistin Eliot Engel.

    Por, tamam takim, ulur në zyre, ka zhvilluar vetëm me shoqen e tij, amerikanen Alice James, e cila është themeluese e ‘Kosova Action Network’ (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Të vetmin takim formal Kurti e ka realizuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet.

    Kurti ka thënë se ka qenë i nderuar nga ftesa e këshilltarit të Departamentit të Shtetit.

    “I nderuar nga Ftesa e Chollet në Departamentin e Shtetit, për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.

    Ky është takimi i parë dhe i fundit i Kurtit me një zyrtar amerikan sa ishte në SHBA.

    Për kthimin e tij në Kosovë, ka njoftuar sot Zyra e Kryeministrit, ku ka bërë të ditur se ai ka bërë homazhe sot te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skenderajt, në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark