Insajderi
Lajme

Albin Kurti proteston edhe në Shkup

Insajderi
09 May 2016 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albin Kurti, deputeti i Vetëvendosjes, i është bashkangjitur protestave në Shkup të organizuara sot nga Këshilli Opozitar i shqiptarëve të Maqedonisë.

Gazeta Express raporton se Kurti në protesta ka shkuar nga aeroporti i Shkupit, ku është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit.

Protestat me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, si dhe të Ditës së Evropës, kanë filluar para rreth gjysmë ore në Çarshinë e Shkupit, ndërsa do të vazhdojnë me një marsh që do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë.

Lëvizja Vetëvendosje dje i dha përkrahje publike kësaj proteste kundër qeverisë në Shkup./Insajderi.com

 

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark