Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.
Në lëshim ishte i 22-ti, përcjell Insporti.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.