×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Albin, ti nuk ke të drejtë të flasësh për rastin e Astrit Deharit”

    Insajderi
    27 December 2022 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit tha se ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur.

    Krasniqi e ka akuzuar Kurtin se nuk e ka përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg.

    Ai në një status në rrjetin social, Facebook, shkroi se kryeministri Kurti rastin e Astrit Deharit e përmendi vetëm kur i duhej për elektorat, ndërsa e akuzon se është përgjegjës për moszbardhjen e vdekjes së tij.

    Statusi i plotë:

    Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!

    Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.

    Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.

    Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

    Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.

    Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.
    Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark