Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, ka thënë se Nisma do të jetë përherë në mbrojtje të vlerave kombëtare.
“Sot, bashkë me kryetarin Zafir Berisha, njëherit kandidat për deputet dhe kandidatët tjerë nga Prizreni, bëm hapjen e fushatës zgjedhore nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj.
Nisma Socialdemokrate do të jetë përherë në mbrojtje të vlerave tona kombëtare. Nisma Socialdemokrate 121 Me Çlirimtarët!”, ka thënë Balaj – Halimaj.