Ajo është aktualisht drejtoresha e marketingut e një kompanie të prodhimit të lëngjeve dhe ka rrëfyer për The Huffington Post se që nga publikimi i albumit “Lemonade” të Beyonce kompania ka dyfishuar shitjen e limonadës natyrale, çaj limoni, dhe limonatë luleshtrydhesh.
“Njerëzit po pinë limonada dhe po postojnë foto të tyre me Beyonce. Nuk mund të pini limonadë pa menduar për të”, thotë Sexton.
Sigurisht,që shtimi i konsumit të limonadës mund të lidhet edhe me rritjen e temperaturave dhe afrimin e verës, por ja që këtë radhë Bey ka goditur në shenjë. /Insajderi.com