Albumi i dy reperëve kosovarë Mc Kresha dhe Lyrical Son “Rapsodët n’rap t’sotit” i cili u publikua më 10 qershor të këtij viti, tashmë ka arritur majat e suksesit të tij edhe jashtë trojeve shqiptare.
Albumi i tyre pas suksesit që shënoi në skenën kosovare tashmë është ngjitur në top listën e albumeve më të dëgjuar në Zvicër.
Sipas një postimi të tyre në rrjetin social Instagram kanë bërë të ditur se albumi i tyre është renditur në vendin e parë në toplisten “Schweiz”, ndërsa në kategorinë ‘All Music Albumz’ është renditur në vendin e katërt.
Sipas këtij suksesi albumi “Rapsodët n’rap t’sotit” del të jetë albumi i parë hip-hop shqiptarë që po gëzon sukses ndërkombëtar. /Insajderi.com