Kreu i BDI, Ali Ahmeti thotë se liria e ish krerëve të UÇK, është e vonuar. Në tubimin në Tiranë, Ahmeti dha një mesazh, ku deklaroi se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për kauzën e UÇK.
Ahmeti shtoi se liria e Kosovës nuk është arenë politike dhe ndasi për shqiptarët.
Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë.
Politikani shqiptar i Maqedonisë ka deklaruar se kjo marrëveshje do të bëhej pa ndarje të Kosovës e pa shkëmbim territoresh dhe do t’i jepte fund armiqësisë me Serbinë.
“Do të ishte përfundim i hasmërisë shekullore me Serbinë, pa ndarje dhe shkëmbim të territoreve” , ka deklaruar Ali Ahmeti.