Insajderi
Lajme

Ali Ahmeti del para mediave: Nuk fituam garën lokale, ne do të rinovojmë radhët tona

Insajderi
02 November 2025 - 21:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ali Ahmeti del para mediave: Nuk fituam garën lokale, ne do të rinovojmë radhët tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I pari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dal sonte para mediave duke e pranuar humbjen për kryetar të komunave dhe duke paralajmëruar një analizë të thelluar të strukturave të partisë, derisa tha se do të rinovojnë radhët e tyre, shkruan Alsat.

“Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për t’u forcuar strukturat, për t’;u afruar me njerëzit. Fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është një mandat moral dhe politik që na motivon të punojmë më të bashkuar. Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona dhe do të fillojmë më të fortë, me të njëjtën bindje, se kjo është rruga e drejtë e barazisë”, ka thënë Ahmeti./ Alsat.mk


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark