Insajderi
Lajme

Ali Ahmeti: Nexhat Daci ishte figurë kyçe në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

Insajderi
01 January 2026 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ali Ahmeti: Nexhat Daci ishte figurë kyçe në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke theksuar se Kosova ka humbur një nga akademikët dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

Në reagimin e tij, Ahmeti shkruan:

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.

Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark