×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    22 February 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

    Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

    “Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit. Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020”, ka shkruar ndër të tjera Ali Ahmeti në Facebook.

    Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark