×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti takon Grenellin e dekoruar nga Vuçiqi

    Insajderi
    27 October 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka takuar të dërguarit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë administratës së Donald Trump, Richard Grenell. Ky i fundit u nderua dy ditë më parë nga presidenti Vuçiq me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

    Ahmeti njoftoi se me Grenell kanë diskutuar për zhillimet në rajon, veçanërisht për Prishtinën dhe Beogradin.

    Dyshja ishin të mendimit se ‘normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin‘.

    Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht”, njofton Ahmeti në Facebook.

    Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e dekoroi me çmim Richard Grenellin me arsyetimin për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas mediave serbe, Vuçiq gjatë dhënies së çmimit, vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë”.

    E kam marrë një çmim të ngjashëm në Kosovë tre vjet më parë, kështu që jam vërtet i nderuar që e kam këtë çmim dhe mendoj se jam i vetmi person që kam marrë çmimin më të lartë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, ka deklaruar Grenell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark