Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ali Stublla, ka mbajtur takime mobilizuese me nënshtabet në Lipjan, shkruan Insajderi.
Stublla, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 98, ka mbajtur takim me nënshtabët e Rubovcit, Kojskës dhe Lagjia e Re.
Aty është konfirmuar mbështetja e madhe qytetare për kandidatin për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-ës në Lipjan.
Kujtojmë që Stublla kohë më parë ishte kryetar i klubit futbollistik Ulpiana gjatë kohës së luftës, pozitë kjo që i kushtoi me burgosje, mirëpo asnjëherë nuk u zbrapsë, po vazhdoi me veprime të guximshme në shërbim të qytetarëve lipjanas, duke lëshuar shtëpinë e tij për shkollë, vetëm që nxënësit lipjanas të vazhdojnë të vijojnë mësimet./Insajderi.org/