Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ali Stublla, ka marrë mbështetje nga qytetarët e Lipjanit për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Së fundi ai ka takuar një grup të rinjësh dhe të reja të komunës së Lipjanit, nga të cilët mori falënderime për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme që kishte për ta.
Ai premtoi që puna dhe angazhimi i tij në mbështetje të rinisë do të vazhdojë gjithmonë.
Kujtojmë që Stublla kohë më parë ishte kryetar i klubit futbollistik Ulpiana gjatë kohës së luftës, pozitë kjo që i kushtoi me burgosje, mirëpo asnjherë nuk u zbrapsë, po vazhdoi me veprime të guximshe në shërbim të qytetarëve lipjanas, duke lëshuar shtëpinë e tij për shkollë, vetëm që nxënësit lipjanas të vazhdojn të vijojnë mësimet.
Në këto zgjedhje Stublla mban numrin 98.