×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Alibaba shpërndan postën me anë të njohjes faciale

    Insajderi
    19 April 2019 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania kineze “Cainiao Network”, degë e gjigantit Alibaba në sektorin e shpërndarjes, njoftoi aplikimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për shërbimet e transportit.

    Në Kinë, në kohën e dërgimit, secili dërgues është i detyruar të identifikojë veten duke paraqitur dokumentin e tij të identitetit.

    Siç njoftohet, shërbimi i ri do të lejojë përdoruesit të identifikohen me anë të skanimit të fytyrës, që zgjat një ose dy sekonda.

    Në këtë mënyrë dërguesve nuk do t’u kërkohet më për të siguruar të dhënat e tyre personale.

    Për të përfituar nga ky shërbim, përdoruesit së pari do të duhet të ngarkojnë informacione mbi marrësit dhe destinacionin e transportit për aplikacione të ndryshme të Alibaba, Taobao dhe Alipay, pjesë e korporatës Alibaba, përcjell Atsh.

    Kompania beson se kjo teknologji, e sugjeruar dhe e miratuar nga autoritetet lokale të postës dhe të sigurisë, do të sigurojë mbrojtje më të mirë për privatësinë e dërguesve. Për më tepër, sipas “Cainiao Network”, ky shërbim do të thjeshtojë të gjithë procesin e transportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark