Futbollisti nga Maqedonia, Ezgjan Alioski me skuadrën e tij Fenerbahçe janë solidarizuar për të ndihmuar në vendet e prekura nga tërmeti tragjik në Turqi.
Sot kanë grumbulluar mjete dhe i kanë dërguar tek njerëzit në nevojë në këto momente krize.
“Së bashku do t’i shërojmë plagët. Kamionët tanë, të mbështetur nga futbollistët tanë Lincoln Henrique dhe Ezgjan Alioski, janë në rrugë. Grumbullimi i materialeve të ndihmës vazhdon”, kanë shkruar nga Fenerbahçe.