Kandidati për kryetar të Ferizajt nga PDK, Agim Aliu, është takuar pasditen e së enjtes me bujqit ferizajas.
Aliu ka njoftuar se sot janë shpërndarë freza për 55 bujq përfitues.
Ai ka shkruar se gjatë mandatit të tij si kryetar i Ferizajt është rritur 116.66% buxheti i përgjithshëm në bujqësi. Dhe shumë pajisje bujqsore u janë dhënë bujqve dhe janë subvencionuar kulturat bujqsore.
“Asnjë qeverisje tjetër nuk mbështeti më shumë bujqit e fermerët sesa qeverisja aktuale e Ferizajt”, ka shkruar Aliu në Facebook.