Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së kthimit ndërmjet Llapit dhe Buducnostit në Ligën e Konferencës, shkruan Insajderi.
Interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh, pasi klubi llapjan ka ftuar gjithë grupet e tifozëve shqiptare që ta mbështesin në ndeshjen e sotme.
Në platon e “Boro-Ramiz” një tifoz është alivanosur nga tollovia e madhe e krijuar.
Tashmë, ai është dërguar në QKUK për të marr trajtimin e duhur.
Sipas dshmitarve, për disa minuta me radh ishte pa ndjenja por falë intervenimit të Policisë së Kosovës dhe disa tifozëve, ai arriti të këndëllej.
Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi do ta kërkojë kualifikimin në rrethin e dytë sonte, përkundër se në ndeshjen e parë është mposhtur 2:0. /Insajderi/